Tetovë, miratohet sërish nevoja për themelimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik

Komuna e Tetovës ka miratuar nevojën për themelimin e ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo është hera e dytë që këshilltarët e kësaj komune votojnë për formimin e kësaj ndërmarrje e cila po premtohet vite me radhë, megjithatë nuk ka afate të parapara se kur pritet pesë autobusët urban të jenë në qarkullim. Furnizimi i autobusëve mundësohet nga projekti i fituar prej 72 milion denarësh.
“Pas miratimit të këtyre akteve duhet të presim në afat prej tetë ditësh që të verifikohen në fletoren zyrtare të Komunës dhe të marrin plotfuqishmëri juridike dhe menjëherë ne do t’i adresojmë deri te regjistri qendror, ndërsa sa i takon furnizimit me autobusë ky është projekt të cilin komuna e Tetovës e ka fituar nga programi MS IP2 në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave – u shpreh Fejsal Beadini, Drejtor i Ndërmarrjes publike “Tetova Transport”.
Këshilltarët e Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës kërkojnë përgjegjësi si dhe siguri se kësaj radhe projekti nuk do te dështojë por i njëjti do të gjejë realizim.
“Kjo ndërmarrje është themeluar edhe në vitin 2014 edhe në vitin 2016 ka themeluar këshill, ka themeluar organe por nuk funksionon dhe tash në vitin 2019 përsëri themelohet në letër por në realitet kemi mungesën e autobusëve të cilët i nevojiten qytetit – tha Besar Durmishi, Këshilltar i Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës.
Themelimi i ndërmarrjes për herë të parë në vitin 2014 kishte dështuar pasi Komuna nuk i kishte dorëzuar procedurat në afatin e paraparë për regjistrim, që si pasojë e njëjta nuk i kishte plotësuar kushtet për të vazhduar më tutje me realizimin e projektit. Për momentin draft projekti është dërguar në ministrinë e Financave dhe pritet për konfirmim që procedura të vazhdojë më tutje. Nuk dihet se persona do të punësohen në këtë ndërmarrje./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=zQrhbiVBGhU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa