Tetë lojtarë të Barcelonës u testuan për doping para stërvitjes së sotme

Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë. Kështu ishte edhe në Barcelonë, ku lojtarët prisnin një stërvitje normale përpara ndeshjes të së dielës me Sevillan në La Liga. Megjithatë, ata u befasuan nga kontrolli i dopingut. Për kontrollin rutinë të dopingut, delegatët e UEFA-s përzgjodhën tetë lojtarë të Barcelonës.

Sipas pretendimeve të mediave spanjolle, të gjithë kanë kaluar kontrollin dhe kanë të drejtë të luajnë ndaj Sevillas. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































