Nuk ka qenë kurrë më e lehtë të blejmë ushqim të shpejtë dhe ai ushqim të na vjen te dera e shtëpisë – sidomos tani edhe përmes aplikacioneve të ndryshme.
Mirëpo, sipas një shkrimi të publikuar në BBC, përcjell Telegrafi, kjo ka bërë që rrugët të mbushen me këta shpërndarës ushqimesh, të cilët megjithatë përballen me kërcënime, lëndime serioze, madje edhe vdekje – derisa janë duke e kryer punën e tyre.
Njëra ndër to është Sonya King e cila po shpresonte për një pagesë të mirë, duke shpërndarë ushqim si pjesë e DoorDash në Georgia të shteteve të Bashkuara, kur më 5 maj të vitit të kaluar, festat si Cinco de Mayo ishin pjesa më e ngarkuar e turnit.
Por, atë ditë ajo arriti ta dërgonte vetëm një porosi, që mund t’i kushtonte me jetë.
Sonya, një myslimane, dorëzoi porosinë e saj të parë te klienti Rick Painter, që e sulmoi atë nga pas duke e shtrënguar me flokë dhe mbulesën e saj.

Siç bëhet e ditur tutje, 31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, mundi të arrinte të largohej pasi gjeti çelësat e makinës, me të cilat arriti ta godiste në fytyrë Painter.
“Mbeta duke u përpëlitur dhe nuk mund t’ia largoja duart, derisa ai nuk mi lëshonte flokët. Arrita t’ia fusja gishtat në sy, por ai nuk më lëshonte flokët”, ka thënë Sonya, duke shtuar se në një moment ka menduar se “do të duhej të ishte një vrasje, ndërsa vrasësja të isha unë”.
Ndërkohë Painter është dënuar me dy vjet burg.
Sonya iku me prerje dhe lëndime të lehta dhe thotë se ende ndjen pasojat emocionale të sulmit.
“Jam larguar nga shumë njerëz që i dua. Unë nuk u besoj më njerëzve. Kam ndjenjën sikur do të mund të më ndodhë më e keqja”.
Por sipas shkrimit të BBC, përcjell Telegrafi, ajo është njëra nga disa shpërndarës të ushqimit, që janë sulmuar derisa po kryenin punën e tyre.
Shkalla e nivelit të problemit, është vështirë të vlerësohet sepse polica nuk mbledhë statistika mbi këto ngjarje, ndërsa kompanitë nuk i raportojnë.
Por, raporte lidhur me sulme ndaj shpërndarësve të ushqimit, mund të shihen kudo nga Sidney deri në New York.
Në Londër, për shembull, shpërndarësit nuk ua kanë frikën klientëve të cilëve ua dërgojnë ushqimin, por grupeve kriminale, që kanë për qëllim mjetet e tyre transportuese, përfshirë motoçikletat.
Madje, dhuna ose kërcënimi, është një dukuri pothuajse e përditshme, kanë thënë disa.
“Shoferi i shpërndarjes është personi më i prekshëm në rrugë”, thotë shoferi i UberEats, Shajidur Rahman.
Në gusht, 31-vjeçari u sulmua në lindje të Londrës ndërsa po kthehej në shtëpi rreth orës 9 të mbrëmjes.

“Një grup hajdutësh, tetë deri në dhjetë njerëz, dolën papritmas nga një errësirë. Njëri prej tyre bëri një goditje fluturimi dhe më rrëzoi mua bashkë me biçikletën time. Pastaj ata filluan të më godisnin”.
Hajnat i vodhën biçikletën dhe celularin, duke i shkaktuar lëndime në shpinë dhe thyer edhe këmbën.
Krimi i lidhur me biçikletat dhe motoçikletat në Londër është bërë një problem i tillë që Policia Metropolitane ka ngritur një grup pune të quajtur Operacioni Venecia për ta zgjidhur atë.
Policia Metropolitane thotë se nuk ka shifra se sa nga këto incidente përfshijnë shoferët e shpërndarjes – por z. Rahman dhe shokët e tij kanë pasur mjaft të tilla sulme.
Ai thotë se ata tani janë duke paralajmëruar njëri-tjetrin për telashe përmes Whatsapp dhe madje edhe grupohen së bashku për të ndjekur dhe përballur sulmuesit.
Po sipas BBC, policia metropolitane nuk iu përgjigj kërkesave për një koment, por thotë se vitin e kaluar numri i krimeve të regjistruara të motoçikletave, skuterit apo motoçikletave ka rënë për gjysmë në vetëm nën 9,000 – që është ende i lartë.
Ndërsa shoferët thonë se kompanitë mund të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur dhe ndihmuar ata.
Për shkak se Z. Rahman është klasifikuar si një kontraktues i vetëpunësuar dhe jo si punonjës, ai nuk ka të drejtë për ndonjë mbulim sëmundjesh.
“Familja ime ishte plotësisht e varur nga unë. Tani unë jam bërë i varur prej tyre – nuk e di se si do t’i mbuloj të gjitha këto”.
Ai është gjithashtu kritik ndaj softverit të UberEats pasi nuk lejon shoferët të shohin se ku po e dorëzojnë derisa të pranojnë porosinë, duke e bërë të vështirë të shmangin pikat e njohura të bandave.

“Vetëm pasi të marrim ushqimin, shohim adresën e dorëzimit. Atëherë edhe nëse do të donim të anulonim punën nuk mundemi sepse ata mund të pezullojnë llogarinë tonë”.
UberEats nuk iu përgjigj këtyre shqetësimeve specifike, por thotë se “punon shumë për të përmirësuar sigurinë e korrierëve që përdorin aplikacionin”.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmet mund të bëjnë titujt, por janë aksidentet në trafik që janë ndoshta rreziku më i madh, pasi shoferët përpiqen të bëjnë sa më shumë dërgesa të jetë e mundur në kohën më të shkurtër – për të rritur fitimet e tyre.
Në fillim të këtij viti një gjyqtar ndaloi aplikacionet e ofrimit të ushqimit në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, për shkak të shqetësimeve që disa firma nuk ishin të kënaqshme për ligjet e punës dhe transportit. Kompanitë e mohojnë këtë dhe kanë apeluar kundër aktvendimit.
Vendimi i gjyqtarit Roberto Gallardo u nxit pjesërisht nga 63-vjeçari Ernesto Floridia, i cili u godit nga një makinë ndërsa po dorëzonte një picë të porositur përmes Glovo – një nga platformat më të mëdha të Argjentinës.
Pas rrëzimit, Ernesto i dërgoi mesazh kompanisë ku thoshte se ishte plagosur dhe nuk mund të lëvizte, por si përgjigje një prej stafit të ndihmës së Glovos i kërkoi atij një fotografi të ushqimit që të mund të anulonte porosinë.
Glovo thotë se e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe ka kërkuar falje.
Një zëdhënës ka shtuar se anëtari i ekipit të shërbimit të klientëve është larguar nga ekipi dhe se Ernesto ka bërë një rikuperim të plotë dhe ende punon me Glovo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës