Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu ka dhënë sot tetë arsye pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Avdullahu në një postim në Facebook shkruan se janë deformuar raportet e vendit, sidomos me SHBA-n, por edhe me krejt konceptet euro-atlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon.
Lexoni të plotë postimin e Avdullahu:
Pse duhet shkuar në zgjedhje të reja
Sepse janë deformuar raportet tona, sidomos me SHBA-n, por edhe me krejt konceptet evro-atlantike mbi shtetndërtimin dhe demokratizimin e vendit tonë dhe mbi lirinë dhe paqen në rajon.
Sepse janë krijuar rrethana regresive dhe të dëmshme për sovranitetin tonë në veri, në të mirë të një autonomie politike për atë pjesë të Kosovës.
Sepse janë duke u larguar si asnjëherë më parë nga Kosova shumë qytetarë, sidomos të rinj (120 mijë vetëm dy vitet e fundit).
Sepse janë deformuar marrëdhëniet me Shqipërinë si kurrë më parë për shkak të bajraktarizmit të papërmbajtur të qeverisjes aktuale me në krye një autokrat populist.
Sepse ka pakt tinëzar dhe neveritës me korrupsionin në shumë fusha të shoqërisë e sidomos në energjetikë si në rastin Martin Berishaj.
Sepse ka bindje hamshore prej një majtizmi të eksportuar në mënyrë klandestine se, politika qeveritare sot me patjetër, duhet të jetë mbi ligjin, mbi mediat, mbi shoqërinë civile, bile edhe mbi gjyqësorin, sepse të gjitha janë të deformuara në këto dy dekadat e fundit.
Sepse qeveritarët sot – nuk dinë por refuzojnë bashkëpunimin, nuk munden por nuk pranojnë ndihmën, nuk kanë përvojë por nuk duan këshilla, e kanë inatin më të madh se logjikën, bindjen politike fe e mbi fe.
Poshtë populizmi – zgjedhje të reja sa më shpejt për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare