Testimet që po bëhen nga Komuna e Prishtinës në qarkoren njëkahëshe, janë të mirëpritura nga disa qytetarë, të cilët thonë se do të duhej të bëheshin edhe më herët. Një pjesë e tyre thonë se qarkorja duhet të ndryshojë, pasi nuk është në rregull. Kurse, përfaqësues të Komunës kanë thënë se kanë bërë ndryshime në testimin e dytë, si dhe kanë paralajmëruar testim njëjavor të qarkores.
Qarkorja sot mundësoi edhe zgjerimin e sheshit “Nënë Tereza”, deri te katedralja, duke ua mundësuar qytetarëve që të shëtisin dhe luajnë futboll dhe sporte tjera në atë pjesë.
Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës testimin e dytë të qarkores njëkahëshe e cilëson si të suksesshme. Ai ka thënë që testimi i ardhshëm pritet të bëhet përgjatë një jave të plotë.
Musliu shtoi që trafiku pa pagesë ka ndihmuar në zhvillimin e testimit, pasi interesimi i qytetarëve për shfrytëzimin e autobusëve ka qenë i madh.
“Informatat të cilat i kemi marrë deri tash nga task forca janë super të mira. Gjithçka është duke rrjedhë normalisht… Tash çfarë po diskutojmë është që testimin e tretë ta bëjmë në ditë pune për arsye se nuk po mendoj që ka më logjikë që të testohet gjatë vikendit, pasi të gjitha informatat të cilat kemi pasur nevojë i kemi marr. Testimi i radhës mendoj të bëhet edhe më gjatë se dy ditë. Po diskutohet të jetë komplet java, prej ditës së hënë deri te premten gjatë javës së ardhshme së bashku me task forcen do të koordinohemi dhe do të dalim me vendim,… Rruga ‘Tirana’ është me e ngarkuar, që është e logjikshme, duke pasur parasysh prej unazës qendrore, fluksi vazhdon në një krahë manual që i bie rruga “Tirana” me u ngarku… Gjithashtu trafiku urban pa pagesë na ka ndihmuar, interesimi dhe shfrytëzimi i autobusëve është më i madh, andaj po mënojmë kur flota e re të vijë, që është prej 30 autobusëve të shfrytëzohet brenda unazës”, ka thënë ai.
Drejtori i Shërbime Publike theksojë se disa prej kyçjeve që kanë hasur në problem në testimin e parë i kanë eliminuar dhe sinkronizimin e semaforëve e kanë ndryshuar.
“Sinkronizimi i semaforëve ka ndryshuar, pjesa te Ramiz Sadiku e kemi blloku edhe një kyçje tjetër, pasi te testimi i parë që e kemi bërë, aty ka qenë problemi bllokada, prej Ministrisë së Drejtësisë i kemi bërë tri shtigje, ajo na ka ndihmuar shumë, edhe disa pjesë të këmbësorëve, i kemi eliminuar aty ku kanë qenë të shkurta me qëllim mos me pas bllokada në trafik”, theksojë Musliu.
Mustaf Halili, qytetar i Prishtinës është shprehur se ky eksperiment është duhur të bëhej shumë më herët. Ai theksoi se Prishtina do të lirohet kur të hy në funksione parkingu përball katedrales.
“Ky është një eksperiment i mirë, i cili është duhur të bëhej me herët… Së pari duhet të bëhet testi sociologjik, a ka Prishtina aq banorë sa që nuk kanë vende në rrugët e tjera? A ka Prishtina aq pak vetura sa që duhet të tkurren aty? Dhe, e treta, kushtet paraprake teknike të cilat duhet t’i përmbush kryeqyteti për të rregulluar një punë të tillë. Sidoqoftë unë e përgëzoj kryetarin për guximin… Por fyti i Prishtinës do të lirohet kur të lëshohet ky parking përball katedrales”, tha Mustaf Halili
Ndërsa, Enver Beqiri ka thënë që unaza qarkore duhet të jetë më ndryshe për të pasur efekt pozitiv.
“Nuk është shumë në rregull si në vendet e tjera… Shumë sene nuk janë në rregull, edhe unaza nuk është në rregull, duhet të jetë pak më ndryshe, e kush e ka bërë atë projekt ata e dini më së miri”, tha Beqiri. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Siljanovska-Davkova: Propozimi i Kostadinovit është i pahijshëm, qëllimi nuk është i sinqertë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?