Mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme në Kosovë i janë nënshtruar sot Testit të Maturës Shtetërore.
Testi 100 pikësh po konsiderohet si i thjeshtë dhe me pyetje të logjikshme nga vetë nxënësit, derisa lënda e Matematikës mbetet më sfiduese për ta.
Gjatë një vizite në shkollat fillore të mesme të ulëta “Emin Duraku” dhe atë “Elena Gjika”, pas mbajtjes së këtij procesi, disa nxënës treguan se janë parapërgatitur për testin e maturës, sipas tyre për t’i zënë pikët maksimale, e disa të tjerë u shprehën se nuk kishin nevojë ta bënin këtë.
Përveç matematikës, për dikë pyetjet nga gjuha shqipe, u vlerësuan të ishin si më të vështirat. Kjo pasi disa nxënës kishin vijuar mësimet në shkolla private, ku në shumicën e lëndëve kishin mësuar në gjuhën angleze.
Nxënësja Rita Lahaj për KosovaPress tha se ka hasur në vështirësi gjatë plotësimit të pyetjeve në gjuhën shqipe, derisa shtoi se kishte raste që nuk i kuptonte fjalët, duke specifikuar ato të dialektit.
“Nuk është që jam përgatitur shumë meqë pyetjet e testit kanë qenë gjëra që i kam mësuar më herët. Unë kam qenë në privat dhe jam përgatitur edhe në klasë. Diçka që i jam frikësuar ka qenë se në shkollë private kam mësuar anglisht në shumicën e lëndëve. Sidoqoftë, ka qenë u kuptueshëm testi dhe besoj që shkuar mirë. Ndoshta jo pikët maksimale, por pres që do ta kaloj dhe shpresoj që mund të vazhdoj në universitetin që po kam dëshirë…Mua më pëlqejnë më shumë shkencat natyrore, kështu që në matematikë kanë qenë më të lehta…Më shumë kam hasur në vështirësi në gjuhën shqipe, pasi siç thashë edhe më herët shumicën e lëndëve i mbajmë në gjuhën angleze, ishin disa fjalë që nuk i kuptoja, sidomos ato që ishin me dialekt”, tha Lahaj.
Por, e kundërta qëndron për nxënësen Linda Maloku. Ajo tha se gjatë testit u sfidua nga enigmat e matematikës.
Sipas saj, pyetjet e parashtruara në test kanë qenë logjike dhe jo të vështira.
Maloku tha se do të vazhdojë me fashion dizajn nëse veç merr pikët e dëshiruara në këtë test.
“Para dy jave kam qenë edhe nëpër kurse dhe jam përgatitur për test. Mirë, nuk ka qenë aq i vështirë, kanë qenë pyetje logjike dhe kam kaluar shumë mirë. Shpresoj të marr pikë maksimale, me të vërtetë kam mësuar shumë në këtë test dhe mos t’i marr pikët maksimale. Matematika ka qenë më sfiduese, në gjuhë, informatikë dhe në anglisht kanë qenë më të lehta. Mendoj të vazhdoj për fashion dizajn”, tregoi Maloku.
“Është dashur ta lodhësh trurin më shumë” u shpreh nxënësja, Alina Gorani derisa ka folur për pyetjet nga matematika.
Ajo tha se pret pikët maksimale dhe se do të vazhdojë të studiojë informatikën.
“Po jam përgatitur, por nuk ka qenë shumë vështirë. Kanë qenë pyetjet më të logjikshme. Mendoj që do t’i marr pikët maksimale…Në fakultet mendoj se do të vazhdojë me informatikë ose dizajn dicka, ende nuk kam vendosur…Jo, nuk ka pasur (pa rregullsi), sepse me fillim na kanë treguar dhe nuk ka ndodhur asgjë aty brenda…Në matematikë, është dashur ta lodhësh trurin, ajo na ka marrë më shumë kohë”, tha Gorani.
Këta nxënës treguan se ishin njoftuar paraprakisht për rregullat të cilave duheshin përmbajtur, për çka potencuan gjithçka kishte shkuar në suaza normale.
Ndër disa shkolla të Prishtinës ku u organizua Testi i Maturës Shtetërore, është edhe ajo fillore e mesme e ulët “Emin Duraku”.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani tha se testit i janë nënshtruar 151 nxënës.
Ai tha se procesi ka shkuar mirë dhe se ka filluar me kohë.
Osmani potencoi se nuk është raportuar nga administruesit e vëzhguesit për tentim kopjim apo parregullsi në këtë shkollë.
“Në shkollën “Emin Duraku” gjithsej e kanë ndjekur testin 151 nxënës të shkollave të ndryshme. Si proces ka shkuar mirë, ka filluar me kohë, administruesit kanë ardhur me kohë në vendin e tyre…Megjithatë në shkollën tonë nuk ka ndonjë diçka për të veçuar ndonjë vërejtje apo lëshim. Para se të filloj testi të gjithë nxënësve përpara u kam treguar që të kenë kujdes sepse telefonat janë të ndaluar dhe deri tash nga administratorët nuk ka ardhur ndonjë ankesë apo ndonjë tentim për të kopjuar përmes telefonit”, tha Osmani.
Ndërkaq, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e tjera, edhe kësaj here në media është raportuar se testi është shpërndarë nëpër grupe të ndryshme të rrjeteve sociale.
Lidhur me këtë, kp ka drejtuar pyetje zyrtarëve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, porse nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Ndërsa, 500 nxënësve iu është refuzuar e drejta për t’iu nënshtruar testit, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me e-Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet