Tesla po tërheq më shumë se 321,000 automjete në Shtetet e Bashkuara sepse dritat e pasme mund të mos ndriçojnë, tha kompania në një dosje të bërë publike të shtunën.
Lajmi vjen pas tërheqjes së afro 30,000 makinave Model X në Shtetet e Bashkuara nga kompania gjatë së premtes së kaluar, kjo për shkak të një problemi që mund të bëjë që jastëku i ajrit të pasagjerit të hapet gabimisht, gjë që i uli aksionet e saj gati 3 për qind, niveli më i ulët gati në dy vjet.
Në dosjen e publikuar të shtunën në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), prodhuesi i automjeteve elektrike tha se tërheqja e lidhur me dritat e pasme mbulon disa automjete Model 3 2023 dhe Model Y 2020-2023, raporton NBC, përcjell Telegrafi.
Tesla, kompania me bazë në Teksas tha se do të vendosë një përditësim përmes ajrit për të korrigjuar problemin e dritës së pasme dhe tha se nuk ka raporte për ndonjë përplasje ose lëndim në lidhje me tërheqjen.
Kompania tha se tërheqja pasoi ankesat e klientëve për të cilat u bë e ditur në fund të tetorit, kryesisht nga tregjet e huaja, duke pretenduar se dritat e pasme të automjeteve nuk ndriçonin.
Hetimi zbuloi se në raste të rralla dritat mund të mos funksionojnë për shkak të një anomalie që mund të shkaktojë zbulime të rreme të defekteve gjatë procesit të zgjimit të automjetit. Tesla tha se kishte marrë tre raporte garancie për këtë çështje.
Tesla ka raportuar 19 fushata tërheqjeje në SHBA në vitin 2022 që mbulojnë më shumë se 3.7 milionë automjete duke përfshirë katër tërheqje vetëm në nëntor, kjo sipas të dhënave të NHTSA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dacia po fiton para edhe pa modele me ekran me prekje - a po kthehen prodhuesit tek thjeshtësia?

Si u krijua logoja e Mercedesit?

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës