Tesla është e bindur se Cybertruck do të lansohet këtë vit, pavarësisht se çfarë sjellë e ardhmja.
Fillimi i prodhimit dhe i dërgesave të Cybertruck është vonuar për shkak të shumë faktorëve – në fillim ishte Covid-19 dhe si rezultat solli probleme të zinxhirit të furnizimit.
Dhe tani, teknologjia që Tesla vlerëson me potencialin e përgjysmimit të kostove të prodhimit të baterive po shkakton ende probleme masive për kompaninë, përcjell Telegrafi.
Sipas analistëve nga Morgan Stanley, problemet me qelizën “4680” të baterisë mund ta detyrojnë Tesla-n që të ul ndjeshëm shifrat e pritura të prodhimit në jo më shumë se 50 mijë njësi për këtë vit.
Edhe pse në fakt këto shifra varen shumë nga aftësia e kompanisë për të ofruar bateri të mjaftueshme.
Reuters, me një raport të bërë së fundmi pretendon se Tesla tashmë po “mbron bastet” e saj ndaj problemeve të prodhimit të baterive dhe po kërkon ndihmë nga faktorë të jashtëm në një përpjekje për të dërguar kamionçinat Cybertruck tek klientët në pritje.
Kompania nënshkroi kontrata me dy furnizues kinez të baterive – Ningbo Ronbay New Energy dhe Suzhou Dongshan Precision Manufacturing – për ta ndihmuar atë të shkurtojë kostot e prodhimit dhe të përshpejtojë prodhimin.
Por çfarë do të thotë kjo për klientët në pritje?
Në fakt kjo përkthehet në një kohë shumë të gjatë të pritjes.
Në situatën më të mirë, Tesla, me ndihmën e furnizuesve kinez, korean dhe japonez, këtë vit tek blerësit e saj mund të dërgojë 50 mijë Cybertruck, dhe kjo do t’i linte në pritje edhe rreth 1.5 milionë klientë të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elon Musk thyen heshtjen për thashethemet rreth investimit të Tesla në Nissan

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë – publikohen pamjet

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV ‘i hijshëm dhe sportiv’

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Elon Musk thyen heshtjen për thashethemet rreth investimit të Tesla në Nissan

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë