LAJMI I FUNDIT:

Tesla dyfishoi shitjet e veturave në vitin 2021

Tesla dyfishoi shitjet e veturave në vitin 2021

Prodhuesi amerikan ka dorëzuar mbi 930 mijë automjete në mbarë botën.

Në një rekord në vitin 2021, Tesla shiti më shumë makina sesa prodhoi, sipas të dhënave të publikuara nga kompania.

Prodhuesi amerikan shiti 936,172 automjete elektrike vitin e kaluar, që është pothuajse dy herë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2020 prej 499,647 njësive.


Në tremujorin e fundit të 2021, 308,600 automjete elektrike me distinktivin e markës Tesla iu dorëzuan klientëve, pothuajse një e treta e numrit total vitin e kaluar.

Si rezultat, kompania arriti të shesë më shumë makina sesa prodhoi në vitin 2021 (930,422 automjete). /Telegrafi/