Tirana nuk e kishte ndierë prej dekadave tmerrin e tërmetit. Ai i fundit, në vitin 1979, ishte harruar dhe futur te kronikat. Gjithsesi, njerëzit që e jetuan u trandën aq shumë sa u kujtoi se me natyrën nuk kishte të bënte as vrulli revolucionar dhe as frymëzimi i partisë për të kaluar vështirësitë. Gati 100 kilometra më tej, Shkodra ishte gjunjëzuar, kurse pleqtë me sytë nga qielli mbase ia kishin bërë me sy: shumë u vonove, por nuk harrove! I pari, kryeministri i vendit Mehmet Shehu, do të shkonte në terren për të parë dëmet dhe për të premtuar ndihmën, kurse pak muaj më vonë, Enver Hoxha do të inauguronte ndryshimet, që për hir të së vërtetës u bënë në kohë rekord.
Por, tërmeti i fundit që ndodhi në Tiranë me epiqendër në Detin Adriatik do të ishte ndryshe. Të dyja qytetet janë populluar me ndërtime shumëkatëshe dhe me kulla të frikshme, shumë syresh shpesh të përfolura për problematika. Dhe, tërmeti ishte një provim…
Pak kthim në histori do të na bënte të kujtohemi se jo vetëm duhet të kemi frikë, por duhet të na futen dridhmat nga ky fenomen i frikshëm. Në kohët e reja, ose më saktë duke filluar nga shekulli VI, tërmetet do bënin shkatërrime të frikshme. Historiani Pachymeris do të referonte për tërmetin e marsit të vitit 1273, ku qyteti i Durrësit u shkatërrua plotësisht, ndërsa vetëm Akropoli mbeti pa u dëmtuar. Qyteti u zbraz nga frika dhe banorët iu drejtuan brenda-tokës për të mos u kthyer më pas. Tërmetet nuk do të reshtnin dhe durrsakët do ta ndjenin shpesh në kurriz egërsinë e tij, kurse dëmet, brezat do t’ia përcillnin në kujtesë njëri-tjetrit në shekuj.
Kohët e reja do të kishin disa tërmete syresh, por ai i vitit 1967 do të ishte shkatërrues dhe Shqipëria e socializmit me malin e problemeve do të gjendej edhe para një situate shumë të rëndë.
Sipas një teorie që sizmologët e referojnë dhe e përcollën dhe pak kohë më parë edhe në median tonë, me një frekuencë përsëritjeje një herë në 50 vjet, tërmetet me magnitudë 6 kanë probabilitet 75 për qind që të ndodhin. Mbase kjo ishte arsyeja që presidenti i vendit në kulmin e ngjarjeve politike dhe kaosit do të parashikonte një të tillë, që edhe sot e kësaj dite shqiptarët e marrin me të qeshur. Përveç taktit, ai moment duhej vlerësuar realisht…
Ndoshta në mirëditje për këtë situatë, një inxhiniere e vjetër e specializuar me dekada për themelet, Luljeta Bozo, do t’i rrëfente pak kohë më parë autorit se sfida më e madhe e inxhinierisë së ndërtimit është një provim i madh me natyrën. Pak në metaforë, pedagogia e kushedi sesa brezave të Inxhinierisë do të sqaronte se tërmeti është pedagogu i madh natyror që do të na marrë në provim, çfarë do të thoshte se ajo që ishte bërë në tranzicion do matej vërtetë po të kalonte provimin e madh të tërmetit, që një ditë do të binte pa asnjë dyshim. “Le të jetë me sa më pak dëme”, e përfundoi inxhinierja, duke na treguar të gjithë kaosin e kolegëve të saj, por edhe të shumë spekulantëve të ndërtimit që thjesht për të marrë një pagesë kishin ndërtuar objekte pa kushtet minimale të mbrojtjes nga fatkeqësi të tilla.
Tërmeti i fundit, pavarësisht se ende nuk janë mbledhur dëmet, tregoi se Shqipëria ishte përballë një armiku që kurrë s’e ka falur, por edhe që shpesh na vigjilon në ato vogëlsirat tona kur mundohemi ose besojmë se “ia hedhim”. Dhe, të mendosh se kur përpiqesh t’ia hedhësh në gjëra “kaq të vogla”, llogarit sesa i përgjegjshëm është shpesh njeriu shqiptar për habitatin e vet. Jo më kot, shpesh Shqiptari kujton se mund t’ia hedhë dhe vetë natyrës. Po, se është më i zoti se edhe ajo vetë. /Homo Albanicus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje