LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Kosovë, Mustafa thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar

Tërmeti në Kosovë, Mustafa thotë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar

Pasditen e së mërkurës, lëkundje tërmeti ka pasur në territorin e Republikës së Kosovës, në afërsi të Zubin Potokut.

Sipas aplikacionit që njofton për dridhjet sizmike të tokës ka qenë në veri të Kosovës, lëkundjet ishin me magnitudë 4.3 shkallë të Rihterit.

Ndërsa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa konfirmoi për Telegrafin se magnituda e regjistruar e këtij tërmeti ishte 3.8 shkallë të Rihterit.


Ai tha se lëkundjet kanë ndodhur në ora 17:32, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

“Saktësisht lëkundjet kanë ndodhur në Zubin Potok, në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Lëkundjet kanë qenë në ora 17:32”, tha Mustafa.

Ai paralajmëroi se pasgoditje të tërmetit me një intensitet më të ulët mund të ndodhin, por që nuk ka vend për panik.

“Mund të ketë edhe pasgoditje me një intensitet më të ulët, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. As tërmeti i parë nuk ka qenë arsye për panik”, u shpreh ai për Telegrafin.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës tha se nuk beson se tërmeti i para dy orëve nuk beson të jetë pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit që ndodhi në Shqipëri.

“Më shumë besoj se ka qenë një lëkundje për shkak të liqenit, sepse liqenet gjenerojnë tërmete, prandaj edhe nuk besoj se ka qenë një paslëkundje e asaj që është dëgjuar më 26 nëntor në Shqipëri”, tha Mustafa.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori