LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Malatya të Turqisë – detajet e para dhe pamjet që tregojnë reagimin e banorëve

Tërmet në Malatya të Turqisë – detajet e para dhe pamjet që tregojnë reagimin e banorëve

Një tërmet ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme afër Malatya, Provinca Cavite, Turqi, siç raportohet nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ishte në një thellësi shumë të cekët prej 2 kilometrash dhe sipas Volcanodiscovery, tërmetet e cekëta ndihen më fort sesa ato më të thella pasi janë më afër sipërfaqes.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit pritet të bëhen të ditura ndërkohë sizmologët rishikojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose ndërsa agjensitë e tjera lëshojnë raportin e tyre.


https://www.youtube.com/watch?v=GpBgh5-MCm0

Bazuar në të dhënat paraprake sizmike, tërmeti duhet të ishte ndjerë nga të gjithë në zonën e epiqendrës.

Në ato zona, ndodhi lëkundja e rrezikshme e tokës me potencialin për të shkaktuar dëme të moderuara deri të rënda në ndërtesa dhe infrastrukturë tjetër.

Ndërkohë mediat turke raportojnë se një tërmet me madhësi 4.7 ndodhi në 11.27 (sipas kohës lokale) në lagjen Pütürge të Malatya, përcjell Telegrafi.

Lëkundja, e cila ndodhi në një thellësi prej rreth 7 kilometrash, u ndje gjithashtu nga provincat përreth.

Guvernatori i qytetit Malatya, Aydın Baruş, për AA ka njoftuar se nuk kanë marrë ndonjë lajm negativ lidhur me tërmetin.

Tërmeti është ndierë edhe në qytetet Gaziantep, Şanlıurfa dhe Adıyaman.

Një tërmet 6,8 ballë në fillim të vitit goditi qytetet Elazığ dhe Malatya ku humbën jetën mbi 40 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori