LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për anëtarësim INTERPOL, Vuçiq e quan një fitore të vogël të Serbisë

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për anëtarësim INTERPOL, Vuçiq e quan një fitore të vogël të Serbisë

Tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe shtyrjen e kësaj kërkese për vitin e ardhshëm, Beogradi zyrtar po e konsideron si një fitore të diplomacisë së Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se tërheqja e sotme nga kërkesa e Kosovës për pranim në INTERPOL është “një fitore e vogël, taktike” për Serbinë.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiqi ka thënë se Kosova ka hequr dorë nga kërkesa sepse e ka prë se rezultati do të ishte edhe më i keq sesa në votimi në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it vitin e kaluar.


Qeveria e Kosovës kërkon shtyrjen e votimit për aplikim në INTERPOL
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës kërkon shtyrjen e votimit për aplikim në INTERPOL

“Menduan se të paktën tendenca do të ishte më e favorshme se vitin e kaluar, por hoqën dorë kur panë që edhe më pak shtete do të votonin për anëtarësimin e tyre. Nuk ishte një vendim i  pamençur për ta sepse qytetarët e tyre nuk ishin në gjendje të shohin se sa mbështetje ata kanë humbur”, u tha Vuçiq gazetarëve, përcjell Telegrafi.

Njohësit e çështjeve të sigurisë: Shtyrja e votimit për aplikim në INTERPOL, pasojë e lobimit të dobët të Qeverisë dhe MPJ-së
Lexo po ashtu Njohësit e çështjeve të sigurisë: Shtyrja e votimit për aplikim në INTERPOL, pasojë e lobimit të dobët të Qeverisë dhe MPJ-së

Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se Prishtina ka tërhequr kandidaturën e saj për anëtarësim në INTERPOL, “sepse e kuptoi  që nuk ka asnjë shans për t’u bërë anëtar as i organizatës botërore të policisë, ose organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”.

Në një deklaratë për media ai tha se kjo ishte një dëshmi e pozicionit të forcuar ndërkombëtar të Serbisë dhe një përfundim i iuzionit që Prishtinës i lejohet gjithçka dhe se veprimet e njëanshme të Prishtinës nuk mund të kalojnë më ndërsa Serbia është e fortë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori