Në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ushtrisë dhe forcave të tjera të armatosura serbe, të cilat filluan më 24 mars 1999 në mënyrë që të pengohej gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, postoi në llogarinë e saj në Twitter një fotografi të rrejshme.
Një nga fotografitë ikonike të bombardimit të Bagdadit, e realizuar nga francezi Olivier Curet më 20 mars 2003, është përdorur nga MPJ e Serbisë si fotografi e bombardimeve të NATO-s të vitit 1999.
Edhe mediet serbe i kanë ilustruar shkrimet e tyre me plot helm me këtë fotografi.
Kosovo-Online në shkrimin e titulluar “24 marsi, dita kur filloi terrori i paktit NATO në RFJ”, ka marrë fotografinë e bombardimeve në Irak për ta ilustruar artikullin, ashtu siç e kishte marrë MPJ e Serbisë.
Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë se e gjithë kjo bëhet nga një qendër në Beograd dhe tregon se propaganda serbe është e sinkronizuar dhe se mediet e pavarura janë të pakta.
“Përveç faktit se Beogradi zyrtar shërbehet me të dhëna të rrejshme që t’i arrijë qëllimet e veta, marrja e fotografisë së luftës në Irak dhe pasqyrimi i saj se qenka në Serbi diku, tregon se mediet në shërbim të pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe normalisht edhe MPJ e Serbisë udhëzohen nga një pikë e vetme komanduese-propagandistike”, ka thënë Musliu për KosovaPress.
Ai më tej, ka shprehur bindjen se ky model i propagandës është me prejardhje nga Moska.
“Veçmas në vitet e fundit, ne jemi dëshmitarë se propaganda ruse është shërbyer me lajme të rreme. Kemi parë rastin kur Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka përdorur fotografinë e Sherife Lutës – refugjates shqiptare të përndjekur nga paramilitarët serbë, të cilën janë përpjekur që ta shndërrojnë në një grua serbe”, ka shtuar Musliu.
Sipas Musliut, qëllimet e serbëve dhe rusëve janë evidente, dhe qëllimi kryesor është shpërfaqja e NATO-s si agresore.
“Sot kur Rusia kryen agresion ushtarak në Ukrainë, pastaj i kërcënohet edhe NATO-s, është shumë e qartë se ata duan që ta përbaltin imazhin e NATO-s. Prandaj, forma e tyre e njohur është duke e shpërfaqur NATO-n si agresore dhe terroriste. Terrorin që e bëjnë dhe e kanë bërë vet, rusët, përkatësisht serbët, përpiqen që t’ia mveshin NATO-s, SHBA-së dhe neve shqiptarëve. Në bazë të kësaj propagande është themeluar edhe Gjykata Speciale që po i gjykon liderët e UÇK-së, duke trilluar shtëpi të verdha”, ka thënë Musliu.
Lidhur me manipulimet e kësaj fotografie ka reaguar në mëngjes edhe eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj.
“Media Kosova-Online shpërndanë FAKE NEWS duke u bazuar në foto të rrejshme dhe të dhëna të pasakta dhe të pabazuara për të paraqitur Serbin si viktime me pasoja te mëdha në civilë. Kosova-Online shërbehet me foton e Bombardimit të Irakut për të ‘ilustruar bombardimet e Serbisë’, e gjithë kjo për të arritur ‘efektin’ se bombardimet kanë qenë të ‘tmerrshme me pasoja të mëdha në civil’! Nuk është e vërtet se janë shënuar 2,500 viktima të civilëve me rastin bombardimeve të NATO-së. Human Rights Watch në raportin ‘CIVILIAN DEATHS IN THE NATO AIR CAMPAIGN’ shënon jo më shumë se 522 viktima nga bombardimet, përfshirë dhe viktimat shqiptare (si p.sh. bombardimi i Burgut të Dubravës)”, thuhet në reagimin e Hoxhajt. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë