LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen largohet nga grumbullimi me Gjermaninë për shkak të lëndimit

Ter Stegen largohet nga grumbullimi me Gjermaninë për shkak të lëndimit

Ylli i  Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë dhe të fundit me kombëtaren në vitin 2023.

Gjermania është kualifikuar direkt në  Euro 2024 për shkak se janë vendi mikpritës, andaj ata po luajnë vetëm ndeshje miqësore, teksa në përgatitjet për këtë turne, i ftuar ishte edhe Ter Stegen.

Skuadra e Julian Nagelsmann do të përballet me Turqinë dhe Austrinë në ditët në vijim, si pjesë e përgatitjeve të tyre, por Ter Stegen nuk do të marrë pjesë në asnjërën prej tyre.


Forma e shkëlqyer e Ter Stegenit në Barcelonë gjatë 12 muajve të fundit ka luajtur një rol kyç që ish-portieri i Borussia Monchengladbach të mbajë vendin si numër një, me Manuel Neuer të lënduar.

Rikthimi i Neuer nuk duket se ka ndryshuar qëndrimin e Nagelsmann dhe preferencat e tij, me portierin e Bayern që nuk ka qenë plotësisht i gatshëm për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Naglesmann.

“Marc Andre Ter Stegen do të mungojë në të dyja ndeshjet. Ai ka dhimbje të shpinës. Ai me siguri do të kthehet në Barcelonë. Ai nuk mund të stërvitet apo të luajë”, deklaroi Nagelsmann në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Erdha në Barcelonë për shkak të Xavit”, Gundogan mbështet trajnerin nën presion
Lexo po ashtu “Erdha në Barcelonë për shkak të Xavit”, Gundogan mbështet trajnerin nën presion

“Nuk mund të them saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai e ndjeu pak dje në stërvitje, por sot u përkeqësua”.

Ter Stegen do të rikthehet në Barcelonë në ditët në vijim, me blaugranasit që do të rikthehen në aksion më datë 25 nëntor, ku do të përballen me Rayo Vallecanon në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershem – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori