Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në vendkalimin e nivelit ndërmjet Lozovikut dhe Krnjevës në Serbi, ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh dhe një tren.

Vetura po kalonte shinat, kur një tren e goditi me shpejtësi të plotë, transmeton  Telegrafi.


Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë shqetësuese, nga fuqia e goditjes, vetura sillet.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/