Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, kush është Bledar Selmanaj?

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të mërkurën në Burgun e Fierit, ku i dënuari Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.
Mësohet se Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar të kalonte rrethimin e burgut.
Kjo nuk është tentativa e parë e tij, pasi i njëjti ka provuar të arratiset edhe dy herë më parë, por pa sukses, raporton Tch.
Burime konfidenciale nga brenda burgut kanë bërë me dije për Top Channel se Selmanaj, duke u gdhirë e mërkura, është kapur nga forcat e sigurisë në ambientet e ajrimit, në një kohë kur ai duhet të ishte në qeli.
Autoritetet kanë marrë masa shtesë sigurie pas ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet. /tch/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































