LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Suharekë pas mosmarrëveshjes rreth një parkingu

Tentim vrasje në Suharekë pas mosmarrëveshjes rreth një parkingu

Tre persona janë përleshur për shkak të një mosmarrëveshje rreth një parkingu të automjeteve.

Sipas njoftimit që ka lëshuar policia rajonale e Prizrenit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 19:30 në rrugën e “Buzhalëve”, në Shirokë të Suharekës.

Sipas njoftimit policor,  pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar. Të dyshuarit janë  marrë në pyetje për rastin.


“Rreth orës 19:30 minuta, në rrugën e ‘Buzhalëve’ në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një ngatërresë e cila ka përfunduar me përdorimin e armës. Sipas raporteve hetimore, dyshohet se  tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu te automjeteve e më pas janë përleshur. Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar. Të dyshuarit janë  marrë në pyetje për rastin”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktoj se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar  në hetimet e mëtejme.

“Është sekuestruar një pistoletë e llojit “PARABELLUM” Made in Korea me 7 fishekë”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori