LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Tentim vrasje në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Potok të Podujevës.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.


Policia shton tutje se për këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/