LAJMI I FUNDIT:

Tentim vetëvrasje në Gjakovë

Tentim vetëvrasje në Gjakovë

Një person i moshës rreth 50 vjeçare, ka tentuar t’i marrë jetën vetës në pasditen e sotme në Gjakovë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se një person është plagosur në Gjakovë rreth orës 17:45.

Zëdhënësja së Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka njoftuar për KP se dyshohet se një person rreth 50 vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por është parandaluar nga familjarët.


“Më 30.08.2018 në ora 17:45, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informacion nga Emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë se kanë pranuar një person të plagosur me armë zjarri. Policia ka identifikuar lokacionin në rrugën “Tivari” në Gjakovë, të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje”, tha Podrimaj.

Ajo shtoi se bazuar në informatat e para nga familjarët e viktimës, personi me inicialet Sh. K. i lindur në vitin 1968, kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familjarët, të cilët menjëherë ia kanë marrë armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë.

Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa Policia e ka konfiskuar një armë në vendin e ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori