Tentim grabitje në një shtëpi në Skenderaj, përdoren edhe armët – i dyshuari kapet nga familjarët

Një person është arrestuar në fshatin Dashevc të Skenderajt, i cili ishte i maskuar dhe i armatosur (me një pistoletë) pasi që ka tentuar të kryejë një grabitje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar.
I njëjti është kapur në flagrancë nga familjarët dhe është mbajtur në shtëpi deri në mbërritjen e njësisë policore.
Gjatë përleshjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje . /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































