Tensionet në Goodison Park që nisën me ndërhyrjen e Mustafit, ndërsa Ozil e hodhi pallton drejt stafit të Evertonit

Unai Emery e ka mbrojtur Mesut Ozilin, pasi mesfushori i Arsenalit e kishte hedhur pallton e tij drejt stafit trajnues të Evertonit në Goodison Park.
Skuadra nga Liverpuli regjistroi fitore ndaj Topçinjve duke vënë në rrezik vendin e londinezëve në top-katërshe.
Ndërsa tensionet u shtuan kur Shkodran Mustafi ndërhyri në Dominic Calvert-Lewin dhe kjo nxiti reagimin e trajnerit të Evertonit, Marco Silva dhe stafit tjetër trajnues, të cilët nisën të debatonin me Emeryn.


Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































