Tensione të reja mes Dybalas dhe Allegrit, argjentinasi e ofendon trajnerin (Video)

Mediat janë duke spekuluar për një mosmarrëveshje mes Paulo Dybalas dhe Massimiliano Allegrit, pasi thuhet se sulmuesi i Juventusit e ka ofenduar trajnerin.
Argjentinasi u zëvendësua në fitoren e Bianconerëve kundër Udineses të dielën dhe nuk ishte i kënaqur me vendimin e strategut italian.

Sipas mediave në Itali, ai ka sharë në spanjisht teksa ka shikuar në drejtim të Allegrit.
Incidentin e kanë raportuar edhe Sky Sport Italia edhe Rai Sport, ndërsa tash pritet se a do ta ndëshkojë klubi La Joyan për këtë veprim të tij.
https://twitter.com/maurocossu90/status/922215288883548160
Juventusi e dënoi Leonardo Bonuccin në edicionin e kaluar pas ofendimeve kundrejt trajnerit e që më pas mbrojtësi italian u largua në drejtim të Milanit.
Edhe Dybala ka pasur pakënaqësi kundrejt Allegrit edhe në të kaluarën duke nxitur spekulime për largimin e tij, por ai mbeti lojtar i Juves.

Zonja e Vjetër e mposhti Udinesen me rezultat 6-2, edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes luajti pa Mario Mandzukcin e përjashtuar me karton të kuq.
Në xhiron e ardhshme që zhvillohet në mesjavë, Bianconerët luajnë kundër Spalit. /Telegrafi/





































