LAJMI I FUNDIT:

Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, kryeparlamentari ia merr fjalën deputetëve – Pejovit tentoi t’ia merr mikrofonin

Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, kryeparlamentari ia merr fjalën deputetëve – Pejovit tentoi t’ia merr mikrofonin

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka urdhëruar përjashtimin e deputetëve të cilët, siç ka thënë ai, kanë prishur rendin në Kuvend të premten.

“Po shqiptoj masën e privimit të atyre deputetëve që e kanë penguar mbajtjen e seancës”, ka thënë Mandiq, duke shtuar se për këtë i ka njoftuar me shkrim.

Deputetët e opozitës kundërshtuan këtë gjë, duke kërkuar që të trajtohet proceduralisht, transmeton Telegrafi.


Pastaj deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviq erdhi te Mandiq, duke u përpjekur të merrte mikrofonin.

“Pse ma morët fjalën?! Nuk të kërkova as të flasësh. Tani do ma jepni fjalën”, i tha ajo Mandiqit.

Më pas Mandiq e mbylli seancën e sotme dhe deputetët e opozitës iu afruan tavolinës së Mandiqit, duke protestuar për masën.

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka protestuar kur ekipeve mediatike iu tha të largoheshin nga salla.

“Lëri mediat”, i ka bërtitur Abazoviq, Dejan Gjuroviqit nga Demokracia e Re Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori