Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Kuvendin e Shqipërisë në monentin që Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka hequr fjalën deputetit të PD-së Asllan Dogjani ndërsa ky i fundit po fliste për situatën e fundit në Kosovë, ku tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga serbët.

Nikolla i është drejtuar duke i thënë se po bën komente të tepërta, pasi nuk po fliste për procedurë, për të cilën mori fjalën.


Ky veprim ka revoltuar Dogjanin, i cili është ngritur nga karrigia e tij dhe ka shkuar për të marrë fjalën në foltore.

Tek foltorja menjëherë më pas ka shkuar dhe garda. Dogjanit i është dhënë më pas një minutë fjala.

“Kërkoj të mblidhet Komisioni për Politikat e Jashtëm dhe të dënojmë sulmet e Serbisë ndaj policisë së Kosovës”, tha Dogjani në fjalën e tij. /Telegrafi/