LAJMI I FUNDIT:

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, ofendime të rënda midis Bardhit dhe Braçes

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, ofendime të rënda midis Bardhit dhe Braçes

Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar sot nga debate të ashpra midis deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit dhe deputetit të Partisë Socialiste Erjon Braçe.

Dy deputetët i janë drejtuar me fjalor shumë të ulët njëri-tjetrit, me Bardhin që nga foltorja e Kuvendit i tha Braçes: “Gore, ça ke? Mbyll gojën ti dhe mos guxo të ndërhysh kur flas unë. Mbaj vendin aty e mos ndërhy. Mos fol fare. Zëdhënës i krimit të organizuar. Vrave një njeri në dyert e SPAK, ti dhe qeveria jotë që nuk ndërhyni në kreditë e këqija”.

Ndërkohë, përgjigjja e Braçes ishte në të njëjtën valë: “Mbylle gojën, k…!”.


Tensionet erdhën pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi se këshilltari i Edi Ramës ishte një agjent i Sigurimit të Rumanisë, gjeneral Florian Coldea.

Bardhi akuzon Ramën se ka emëruar këshilltar ish-agjentin sekret rumun, reagon Çuçi
Lexo po ashtu Bardhi akuzon Ramën se ka emëruar këshilltar ish-agjentin sekret rumun, reagon Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi u përgjigj më tej: “Hipokrizia në këtë parlament, ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, që i ka dalë boja. Koha kur Damir Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marr nga mafia, ka kaluar. Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori