Era e fuqishme që ka fryrë në Weeze të Gjermanisë, ka bërë që tendat të shkëputen dhe të fluturojnë nëpër qiell sikur të ishin letra.

Me këtë rast, pjesëmarrësit e festivalit mbetën të habitur, duke mos mundur t’i besonin syve, transmeton Telegrafi.


Tornadoja e vogël ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar sepse të gjithë arritën të strehohen që të mos iu bie ndonjë gjë sipër.

“Sigurisht kanë menduar se e kanë nga pija e tepër dhe po iu shfaqen iluzione” ka shkruar një komentues. /Telegrafi/