Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka thënë se Jadon Sancho është duke luftuar “fizikisht dhe mendërisht” dhe nuk e di se kur do të kthehet ndërsa Kupa e Botës po i afrohet fundit.
Sancho, i cili humbi kampin stërvitor të klubit në Spanjë javën e kaluar, aktualisht po punon në një program individual në Holandë, ku po stërvitet i vetëm në klubin amator OJC Rosmalen.
Ka qenë një fillim i vështirë i jetës në Old Trafford që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund verën e kaluar. Në fakt, ai u la jashtë skuadrës prej 26 lojtarësh të Gareth Southgate për Kupën e Botës pas një humbjeje të formës.
22-vjeçari nuk ka luajtur për Unitedin që nga 22 tetori pasi vuante nga një sëmundje, dhe si rezultat humbi katër ndeshjet e fundit para pushimit dimëror.
Sancho aktualisht po bën një pushim nga mediat sociale për t’u fokusuar në futboll dhe Manchester Evening News raporton se sulmuesi dëshironte gjithashtu të përdorte pushimin e Kupës së Botës si një mundësi për t’u fokusuar në jetën e tij familjare.
Dhe përveç largimit nga rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter, lojtari anglez po përpiqet të përmirësojë formën e tij në fushë.
Siç u përmend më herët, Sancho është në Holandë dhe nuk do të kthehet në United derisa të jetë “fizikisht dhe mendërisht” gati për të luajtur përsëri për klubin, sipas Erik ten Hag.
“Unë nuk mendoj se Sancho do të kthehet këtë javë. Duam ta kthejmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk mund të jap një prognozë se kur do të jetë kjo”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Ndonjëherë ka rrethana me formën dhe humorin. Kemi një rënie të nivelit të cilësisë dhe ndonjëherë nuk e dini pse dhe çfarë po e shkakton”.
“Kjo është ajo që ne po bëjmë tani për të provuar ta kthejmë atë. Është një kombinim fizik dhe mendor”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/