Erik Ten Hag ka folur para ndeshjes me Real Betis në Ligën e Evropës,  por që u ndal të flas edhe për humbjen turpëruese ndaj Liverpool.

Në fundjavë Man Utd humbi 7-0 ndaj rivalit të përbetuar, duke bërë një paraqitje të keqe në ‘Anfield’.


“Lojtarët kanë reaguar pas humbjes me Liverpoolin. Gjithmonë ka pengesa rrugës. Kishim vetëm një humbje në 23 ndeshje”.

1 erik ten hag klopp

“Ajo humbje ndaj Liverpool na jep mësime për të ardhmen, të shohim përpara. Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë e humbim së bashku. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, ka thënë Ten Hag.

Kapiteni Bruno Fernandes është kritikuar shumë pas duelit me Liverpool, por tekniku holandez nuk ka rezerva për mesfushorin.

“Bruno po bën sezon fantastik, po i jep energji ekipit. Askush nuk është i përsosur, të gjithë gabojnë. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë tonë”.

Bruno Fernandes Liverpool Man Utd

“Vrapo me intensitet, u tregon lojtarëve çfarë të bëjnë, është frymëzim për gjithë ekipin. Jam i lumtur që e kam Brunon dhe jam i kënaqur me të si kapiten kur nuk është Maguire në fushë”, nënvizoi holandezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app