Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë për gjatë këtyre ditëve, ndërsa temperaturat maksimale në javën e dytë korrikut pritet të arrijnë deri 37 gradë Celsius.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) përmes një njoftimi për media ka dhënë disa këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta, transmeton Telegrafi.
IKSHPK thotë se “vala e të nxehtit që pritet të dominojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme”.
“Periudhat e zgjatura me temperature të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim.
Tutje, IKSHPK shton se paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë temperaturave të larta e rrit rrezikun e rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia.
IKSHPK njofton se tendosja që i bëhet trupit ndërsa përpiqet të ftohet, streson gjithashtu zemrën dhe veshkat. Si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave.
Këshillat dhe ndërhyrjet praktike në nivel individual, por edhe në nivel të komunitetit dhe institucioneve, mund të shpëtojnë jetë.
Çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia?
Qëndroni larg të nxehtit.
Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës.
Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta.
Kaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskët.
Jini të vetëdijshëm për rrezikun
Qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta.
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët.
Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë tuaj duke hapur dritaret në mbrëmje kur temperatura e jashtme është më e ulët se ajo e brendshme.
Gjatë ditës kur temperaturat e jashtme janë më të larta se ato të brendshme, mbyllni dritaret dhe mbulojini ato me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit të hyjnë drejtpërdrejt brenda. Fikni sa më shumë pajisje elektrike.
Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperaturat janë nën 40 ˚C
Nëse përdorni ajër të kondicionuar, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator elektrik – kjo do ta bëjë dhomën të ndjehet 4 ˚C më e ftohtë . Gjithashtu mund të kursejë deri në 70% në faturën tuaj të energjisë elektrike për ftohje.
Mos harroni se mund të jetë më freskët jashtë në hije.
Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar
Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku .
Bëni dush ose banjë të freskëta.
Lagni lëkurën tuaj duke përdorur një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lehta të lagura.
Pini ujë rregullisht (1 gotë ujë në orë dhe të paktën 2-3 litra në ditë).
Kontaktoni, rregullisht me njerëzit e pambrojtur në rrethin tuaj – veçanërisht njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, me paaftësi dhe që jetojnë vetëm.
Mbroni foshnjat dhe fëmijët
Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara për asnjë kohë, pasi temperaturat mund të rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme.
Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (11:00-17:00), duke kërkuar hije ose duke qëndruar brenda. Hija mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.
Mos e mbuloni kurrë një karrocë / karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë – kjo e bën atë më të nxehtë brenda karrocës. Në vend të kësaj, përdorni një leckë të lagur, të hollë dhe lagni sërish sipas nevojës për të ulur temperaturën.
Vishni fëmijët me veshje të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën e tyre dhe përdorni kapele me buzë të gjera , syze dielli dhe krem mbrojtës për t’i mbrojtur ata nga rrezet e diellit.
Ndiqni udhëzimet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët për të mbajtur një temperaturë të sigurt të brendshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!