LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror rus: Koreja e Veriut i ofron Kremlinit 100 mijë “vullnetarë” për luftën në Ukrainë

Televizioni shtetëror rus: Koreja e Veriut i ofron Kremlinit 100 mijë “vullnetarë” për luftën në Ukrainë

Koreja e Veriut ka ofruar të dërgojë 100 mijë ushtarë për të forcuar përpjekjen e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, ka pohuar televizioni shtetëror rus.

Oferta e shtetit të parë për ndihmë ushtarake nuk mund të verifikohej menjëherë, por ajo u theksuar nga eksperti rus i mbrojtjes Igor Korotchenko.

“Ka raporte se 100,000 vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt”, citohet të ketë thënë Korotchenko në Channel One rus, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.


“Nëse Koreja e Veriut shpreh dëshirën për të përmbushur detyrën e saj ndërkombëtare për të luftuar kundër fashizmit ukrainas, ne duhet ta lejojmë atë”, është shprehur Korotchenko.

Me sa duket, vlerëson NYP, nuk është marrë parasysh se çfarë përbën një forcë “vullnetare” në një shtet autoritar siç është Koreja e Veriut.

Në këmbim, thekson Mirror.co.uk, shteti në vështirësi ekonomike do të merrte drithëra dhe energji elektrike.

Pretendimi për ndihmën e Koresë së Veriut vjen pasi disa “shtete satelit të Rusisë” po ofrojnë të ashtuquajturat forca “vullnetare”, një shenjë që disa analistë të inteligjencës perëndimore e kanë marrë si një tregues se Vladimir Putinit i mungon kapitali politik për të urdhëruar një mobilizim masiv brenda Rusisë.

Madje, vetëm muajin e kaluar, spiunazhi i Mbretërisë së Bashkuar Richard Moore tha se besonte se “asetet luftarake” të Rusisë ishin “gati të mbaronin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori