Telegrafi do të jetë partner medial i Gaming Kosova, platformës unike nga e cila do të organizohen turne të videolojërave në mbarë vendin.

Organizimi më i madh në regjion për fushën e videolojërave kështu po merr formë më masovike, me Telegrafin që është mbështetës i këtij aktiviteti që është gjithnjë në trend e sipër.


Gaming Kosova konsiderohet projekt që është mekanisëm i veçantë për të promovuar fushën e vidoelojraëve.

Veç në Kosovë llogaritet se janë mbi 150 mijë lojtarë aktiv në këtë sektor dhe Telegrafi që është portali më i madh në gjuhën shqipe, popullariteti i këtij sektori vetëm sa do të shkojë që të rritet.

Ident 1

Projekti Gaming Kosova do të hapet me turneun tri ditor në dhjetor me mbi 1024 garues.

Telegrafi do të ndajë dy shpërblime për fituesit e kësaj ngjarje të rëndësishme.

Eventi i madh Gaming Kosova i mbështetur nga Telegrafi mbahet në sallën "1 Tetori" këtë dhjetor.