LAJMI I FUNDIT:

Telefoni misterioz: Ky është projekti më i ri i themeluesit të Androidit

Telefoni misterioz: Ky është projekti më i ri i themeluesit të Androidit

Kah fundi i vitit 2003, Endi Rubin ishte pjesë e ekipit i cili ka njohur potencialin e madhe të pajisjeve të mençura mobile . Edhe pse ekipi fillimisht kishte për synim të zhvillojë OS për fotoaparate digjitale, shpejt u “hodh” në pajisje mobile dhe ka nisur me zhvillimin e sistemit operativ mobil.

Këtë kompani e bleu Google në vitin 2005 për 50 milionë dollarë, ndërsa Rubin dhe ekipi i tij vazhduan me zhvillimin e OS-it mobil, i cili sot është i instaluar në qindra miliona pajisje mobile.

Bëhet fjalë për Androidin, ndërsa Rubin në vitin 2013 braktisi Google dhe u nis në projektet vetanake.


Rubin dje në Twitter publikoi fotografinë në të cilën duket pjesa e epërme e “telefonit misterioz”, të cilin e zhvillon kompania e tij Essential.  Derisa për modelet e telefonave të mençur të kompanive të mëdha mobile pothuajse i dimë të gjitha paraprakisht, për këtë pajisje aktualisht nuk ka shumë informacione.

E vetmja çka mund të konkludohet në bazë të fotografisë së publikuar është se ekrani do të marrë pothuajse gjithë pjesën e epërme të telefonit.  Deri më tash ka pasur raportime të rralla të publikuara, sipas të cilave diagonalja e ekranit do të jetë më e madhe në krahasim me iPhone 7 Plus, por vetë telefoni pritet të jetë më i vogël dhe se Rubin planifikon çmimin prej 649 dollarësh kur pajisja e tij të dalë në treg, gjë e cila mund të ndodhë kah mesi i këtij viti.

Duket se Rubin dhe ekipi i tij planifikojnë gjëra të mëdha dhe me telefonin e parë planifikojnë që të “sulmojnë” pajisjet si iPhone, Samsung Galaxy S, Google Pixel dhe top modele të ngjashme, transmeton KosovaPress.

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori