LAJMI I FUNDIT:

Telefoni iu hakua nga Mohammed bin Salman, Jeff Bezos publikon një fotografi – kujton vdekjen e Jamal Khashoggit

Telefoni iu hakua nga Mohammed bin Salman, Jeff Bezos publikon një fotografi – kujton vdekjen e Jamal Khashoggit

Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka publikuar një fotografi në Twitter, ku shihet ai gjatë një memoriali për gazetarin e vdekur Jamal Khashoggi, në mes të pretendimeve se Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman hakoi telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Amazon postoi një fotografi e cila e tregon atë përkrah të fejuarës së Khashoggit, Hatice Cengiz, ndërsa ata vendosin duart në një memorial guri jashtë konsullatës Saudite në Stamboll, ku supozohet se u torturua për vdekje.

Saga filloi kur ata shkëmbyen numrat e telefonit – si erdhi deri te hakimi i telefonit të Jeff Bezos nga Mohammed bin Salman
Lexo po ashtu Saga filloi kur ata shkëmbyen numrat e telefonit – si erdhi deri te hakimi i telefonit të Jeff Bezos nga Mohammed bin Salman

Fotografia thuhet se është bërë në 2 tetor 2019, një përvjetorin e vdekjes së Khashoggit.


Ai vendosi vetëm një fjalë si përshkrim, ku shkruante: ‘#Jamal’.

Ndryshe, Bezos është pronar i The Washington Post, pjesë e të cilit medium ishte edhe Jamal Khashoggi.

Bezos postoi imazhin ndërsa dy raportues të Kombeve të Bashkuara kërkuan një hetim amerikan në prova që Princi i Kurorës së Arabisë Saudite hakeroi telefonin e tij, si pjesë e një ‘fushate më të gjerë të frikësimit’ kundër kritikëve të Arabisë Saudite.

Ndryshe, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raportohet se hakoi telefonin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjigante Amazon, Jeff Bezos në maj të vitit 2018, ka shkruar të martën The Guardian.

Dhe ky zhvillim, siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, është zhvillimi i fundit në një sagë të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori