LAJMI I FUNDIT:

Telefonat Android mbledhin dhjetë herë më shumë të dhëna se telefonat iOS

Telefonat Android mbledhin dhjetë herë më shumë të dhëna se telefonat iOS

Universiteti Vanderbilt në Nashville pohon se telefonat Android mbledhin pothuajse dhjetë herë më shumë të dhëna sesa telefonat iOS.

Studimi i kryer nga profesori i universitetit Douglas C. Schmidt, analizoi të dy mënyrat aktive dhe pasive në të cilat Google mbledh të dhëna për përdoruesit e tyre, duke vënë në dukje se metodat e mbledhjes pasive shpesh janë anashkaluar në studime të ngjashme të mëparshme.

Metoda të tilla të grumbullimit të të dhënave përfshijnë përdorimin e platformave të tilla si Android dhe Chrome, aplikacione të tilla si Search, YouTube dhe Maps, së bashku me veglat e botuesit si Google Analytics dhe AdSense.


Hulumtuesit gjetën telefonin pasiv Android që kishte Chrome të aktivizuar në prapavijë duke dërguar informacionin e vendndodhjes në Google, 340 herë gjatë një periudhe 24-orëshe, një normë dukshëm më e lartë në krahasim me iOS të Apple.

Megjithatë, sipas Mashable, Google ka kundërshtuar studimin, duke thënë se ai përmban informacione gjerësisht mashtruese.

“Nuk është e qartë se çfarë po nënkupton Google me ‘informacione gjerësisht mashtruese’ ka deklaruar Schmidt, kështu që pa më shumë detaje rreth asaj se çfarë informacioni është ‘mashtrues’ nuk është e mundur të japësh një përgjigje kuptimplote”.

Më parë këtë vit, një grup avokues ndërmorri aksione ligjore kundër Google në emër të përdoruesve të iPhone në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se kompania ka mbledhur të dhëna të paligjshme nga telefonat e tyre ndërsa ata kanë përdorur shfletuesin Safari të Apple. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Shteti evropian instalon Starlink në katër ambasada

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Musk fajëson Ukrainën për sulmin kibernetik ndaj X, por kush në të vërtetë qëndron pas tij?

Musk fajëson Ukrainën për sulmin kibernetik ndaj X, por kush në të vërtetë qëndron pas tij?

Teknologji
Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit e Android, këto aplikacione spiunimi nga Koreja e Veriut

Teknologji
Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe - Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

Marrëveshje 2.5 miliardë dollarëshe - Inteligjenca artificiale e Synapsia italiane mbërrin në qytetet moderne të Abu Dhabit

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Kalo në kategori