LAJMI I FUNDIT:

Teksasi po ndërton një stadium të madh për video-lojërat, sportin miliarda-dollarësh

Teksasi po ndërton një stadium të madh për video-lojërat, sportin miliarda-dollarësh

Në Arlington të Texas-it është duke u ndërtuar një stadium në vlerë prej 10 milionë dollarëve. Ky stadium nuk do të shërbej as për basketboll e as për bejsboll, por për video lojëra.

Sapo të përfundoj së ndërtuari në fund të këtij viti, ky stadium do të jetë më i madhi në Amerikë në fushën e Esports (sportet elektronike) – me 9290 metra katrorë dhe me kapacitet për 1,000 spektatorë, transmeton Telegrafi.


Ju duket çmenduri? Nuk do të duhej. Esports (lojërat elektronike), të cilat teknikisht janë vetëm video lojëra të dizajnuara për të promovuar garat në mes të ekipeve, pritet që të arrijnë në këtë industri një vlerë prej 2.3 miliardë dollarë deri në vitin 2022. Anembanë botës ekipet profesionale janë duke u mbledhur për të garuar në lojërat e njohura si: DOTA2 dhe Overwatch.

Përderisa shumica e Esports janë konsumuar në platformat e transmetimit si Twitch, në anën tjetër arenat ku luhen Esports drejtpërdrejtë po bëhen një vend gjithnjë e më popullor për të përjetuar lojëra profesionale. Vitin e kaluar, stadiumi i sportit “Beijing’s Bird’s Nest” solli 40,000 njerëz për të parë kampionatet për lojën e famshme “League of Legends”. Një stadium i ndërtuar për Olimpiadë ishte mbushur i tëri nga tifozët e lojërave elektronike.

“Ekzistojnë shumë ngjashmëri në mes të Esports dhe sporteve tradicionale. Tifozët duan që të shkojnë së bashku për të ndarë një eksperiencë. Ky është aspekti universal që është i njëjtë.” shpjegon Brian Mirakian, i cili udhëhoqi projektin te “Populous”. “Por, kur flasim për dallimet, në shumë raste ngjarjet Esports janë shumë më të gjata. Ato nuk kanë një fillim dhe fund të caktuar.”

Stadiumi i planifikuar për Arlington është padyshim më i vogël se stadiumi “Beijing’s Bird’s Nest”, por është më unik sepse është duke u ndërtuar që nga fillimi si një vend specifik për garat e video lojërave. I planifikuar nga qyteti Arlington dhe nga entiteti i quajtur “Esports Venue” së bashku me studion e arkitekturës “Populous” si bashkëpunëtorë të projektit, tregojnë se stadiumi do të merr një qasje pak më ndryshe nga ana e spektatorëve sesa arenat e zakonshme mesatare sportive.

“Është e rëndësishme të krijohen këto hapësira të përbashkëta sociale që ofrojnë diçka për të gjithë. Hapësira për lojëra publike. Qasje në ushqim dhe pije. Aktivizimin e sponsorëve. Takimet dhe përshëndetjet me ekipin. Gara në shkallë më të vogël.” thotë Mirakian. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Kalo në kategori