LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e lartë në brendinë e Audi S3

Teknologjia e lartë në brendinë e Audi S3

Në brendinë e S3, do të ketë teknologji shumë më të lartë, se te modeli aktual

Deri më tani, Audi S3 e kemi parë derisa testohej, në mënyrë që të arrijë për të mposhtur rivalin Mercedes-Benz A-Class, ndërsa tani është arritur t’i shihet edhe brendia, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kishte shumë shtresa kamuflazhi, është arritur t’i shihen disa prej linjave, që e dallojnë nga modeli i mëparshëm, derisa grilli dhe hapësirat për hyrjen e ajrit janë të ndryshuara në tërësi.


Pasi që pjesa e jashtme, nuk duket se ka ndryshime shumë të mëdha, është brendia që ka përditësime, pasi është vendosur teknologji e lartë.

Reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta fotografojnë pjesën e përparme të kabinës, ku është një ekran gjigant në mes, që besohet të jetë i ndjeshëm në prekje.

Shoferi do të ketë përpara ekranin digjital, që e njofton për të gjitha të dhënat, derisa digjital është bërë edhe sistemi për ndryshimin e shpejtësive që ndodhet anash.

Kapaciteti që do të ketë Audi S3, nuk është bërë i ditur, por dihet se është përditësuar me arkitekturën MQB të Volkswagen, që lë të kuptohet se i përshtatet edhe sistemi i lëvizjes me bateri. /Telegrafi/