Teknika e përdorur nga punonjësit e Google: Forcon rezistencën ndaj stresit, inkurajon motivimin dhe ruan shëndetin mendor

Përvojat tregojnë se zbatimi i teknikave psikologjike të vëmendjes ka një efekt pozitiv në përqendrimin e punonjësve, produktivitetin dhe aftësinë e vendimmarrjes
Gjithashtu është treguar se praktikimi i vëmendjes brenda ndërmarrjes ndihmon punonjësit ta zbusin stresin më lehtë, ka një efekt pozitiv në zhvillimin e inteligjencës emocionale, inkurajon motivimin dhe përqendrimin në arritjen e qëllimeve personale dhe të kompanisë.
Inxhinieri fitues çmimesh, folës motivues, autor bestseller, producent filmi dhe filantrop, Chade-Meng Tan, ka marrë përsipër që “praninë e momentit të tanishëm” ta bëjë pjesë të ditës së punës në Google, transmeton Telegrafi.
Kompania tani u ofron punonjësve programe të caktuara të ndërgjegjësimit dhe materiale mësimore, në mënyrë që të zhvillojnë qëndrueshmëri më të madhe ndaj stresit dhe të inkurajojnë ruajtjen e shëndetit mendor dhe emocional.
Kjo praktikë do të ndihmonte për të jetuar çdo ditë duke vendosur në distancë ankthet e punës, traumat familjare dhe emocionale, madje edhe dhimbjet që na mundojnë fizikisht.
Në përmbledhje, “mindfulness” është një ushtrim i mendjes që fillon nga supozimi se gjithçka që rrotullohet rreth nesh nuk është diçka objektive dhe e pamohueshme, por rezultat i hamendjeve dhe mendimeve tona.
Ankthi ynë dhe stresi që buron prej saj nuk varet nga bota e jashtme, por ka një natyrë jashtëzakonisht endogjene dhe për ta hequr atë duhet të praktikojmë duke lënë mënjanë këtë veprimtari të gjykimit të vazhdueshëm të mendjes sonë.
Sipas kësaj filozofie, çdo ngjarje i nënshtrohet paragjykimeve dhe skemave mendore që burojnë nga përvojat tona të së kaluarës, nga njohuritë e mëparshme, nga arsimi dhe nga tabutë e imponuara nga shoqëria në të cilën jetojmë.
Një avantazh tjetër i ndërgjegjësimit “mindfulness” është parandalimi i mendimeve gjykuese për veten dhe të tjerët.
Ju mund të praktikoni vetëdijësimin në momentin aktual përmes ushtrimeve dhe teknikave të ndryshme, të tilla si meditimi, ushtrime të frymëmarrjes, vizualizimi, yoga ose relaksim i thjeshtë kur mbyllni sytë dhe thoni me vete – Jeta ime ndodh KËTU dhe TANI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania