Komuna e Tetovës ka njoftuar se disa rrugë ende nuk mund të kalohen dhe për këtë ka apeluar për kujdes të shtuar, që të anashkalohen problemet e mundshme dhe dëmet eventuale, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Disa rrugë për momentin janë të pakalueshme, siç janë: Rruga Shipkovicë-Brodec, rruga për në Kodrën e Diellit si dhe rruga Veshallë-Vicë-Brodec.
“Për momentin me mekanizim të rëndë po punohet në rrugën Shipkovicë-Brodec, ekipet “Rrugët e Maqedonisë” po punojnë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, si dhe është dërguar makineri në rrugën Vicë – Veshallë – Brodec e cila në çdo moment pritet të bëjë pastrimin e prurjeve në këtë rrugë me qëllim që ajo të jetë e kalueshme për automjetet dhe qytetarët. Ekipet e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë janë në pikat kritike për të bërë rregullimin e komunikaconit bashkë me automjetet e Ndihmës së Parë që janë prezente në malësi për të shërbyer në kohë banorët ë nevojë. Shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie në të gjitha pikat kritike ku do të jenë prezent gjatë tërë natës për të ofruar asistencë dhe për të informuar rreth situatës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Nga aty njoftojnë se në Reçicë të Madhe situata është stabile, mehanizimi për arsye preventive edhe gjatë natës është duke punuar në pastrimin e shtratit të lumit si dhe zgjërimin e tij.
Komuna u bënë thirrje qytetarëve që brenda natës të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të mos qarkullojnë pa nevojë.
Komuna e Tetovës gjithashtu po përgatit informacion të cilin do të kërkojë të kalojë si pikë urgjente në mbledhje të Qeverisë së RM, ku edhe njëherë do të kërkojnë që plani aksional i cili doli nga raporti i Ekspertëve të BE dhe Komisionit për vlerësim të Dëmeve nga Vërshimet e 3 gushtit të vitit të kaluar në Tetovë, të vihet në fuqi, që parasheh ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 25 milion euro nga pushteti qendror.
“Këta mjete janë të domosdoshme dhe sigurojnë prevencion afatgjatë nga paraqitja e dëmeve nga vërshimet në të ardhmen, ku në plan të parë është siguria e jetës dhe pronës së qytetarit tetovar. Plani aksional parasheh pastrimin e digave, riparimin e tyre, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe përrenjve, si dhe masa të tjera afatgjate që nënkuptojnë siguri dhe vënien në minimum të dëmeve gjatë vërshimeve eventuale në të ardhmen. Gjithashtu rikujtojmë edhe njëherë qytetarët që numri i telefonit 193 është në shërbimin tuaj 24 orë, për çdo nevojë apo ndihmë e cila ju nevojitet”, përfundon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa