Teatri i Gjilanit ka përgatitur një program dinamik për muajin prill, duke ofruar një kombinim mes premierave dhe shfaqjeve të vlerësuara që pritet të tërheqin një audiencë të gjerë.
Muaji hapet me premierën “God Bless America” më 9 dhe 10 prill, një vepër e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha.
Kjo shfaqje sjell një qasje të guximshme dhe reflektuese mbi realitetet politike dhe shoqërore, duke përdorur një gjuhë teatrale të mprehtë dhe ironike. Me një ansambël të përzgjedhur aktorësh, kjo shfaqje synon të hapë diskutime mbi demokracinë dhe ëndrrën amerikane.
Për fëmijët dhe familjet, më 12 prill, Teatri Magjik i Fëmijëve sjell shfaqjen “Meri Popins”, një adaptim i njohur i veprës së Pamela Lyndon Travers, me regji të Blendi Arifit.
Shfaqja “Djali” nga Florian Zeller, një produksion i Ernest dhe Erson Zymberit, do të rikthehet në skenën e Gjilanit më 14 prill dhe do të prezantohet si mysafir në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë më 15-16 prill.
Programi vazhdon më 19 prill me shfaqjen mysafire për fëmijë “Borëbardha”, një produksion nga Dancing House.
Më 21 prill, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë “Jam Unë Ajo”, një dramë origjinale mbi depresionin postnatal, e shkruar nga Valmira Thaçi dhe Dituri Neziraj, me regji të Erson Zymberit.
Më 24 dhe 25 prill, rikthehet komedia e fuqishme “Togeri nga Inishmori” nga Martin McDonagh, me regji të Shkëlzen Berishës.
Muaji do të përmbyllet më 29 prill me shfaqjen më të suksesshme të Teatrit të Gjilanit, “a.y.l.a.n”, një vepër e Jeton Nezirajt, me regji të Blerta Nezirajt. Kjo shfaqje ka fituar çmimin kryesor të jurisë “Grand Prix” në Poloni në vitin 2022.
Me këtë program të pasur dhe të larmishëm, Teatri i Gjilanit vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme e teatrit bashkëkohor në vend, duke ofruar një hapësirë për reflektim dhe argëtim për publikun e tij të gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit: Është një vlerësim që unë e pranoj më përulësi

Një rrugëtim për mbijetesë në Amerikën e mundësive – Teatri i Qytetit të Gjilanit sjell premierën “God Bless America”

19 persona të akuzuar për dhunë në familje gjatë muajit mars nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Trump për Muskun: Nuk më duhet për asgjë, por thjesht vetëm më pëlqen

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore në krim

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit