Ndërkohë që disa nga kabineti i zgjedhur i presidentit amerikan, Donald Trump kanë ngritur shqetësime dhe kanë bërë thirrje që Senati të bllokojë konfirmimin e tyre, dhoma e lartë e Kongresit amerikan rrallëherë bllokon nominimet dhe e ka bërë këtë vetëm një herë kur kontrollohet nga e njëjta parti që drejton Shtëpinë e Bardhë.
Këtë muaj, Trump siguroi votën popullore dhe 312 vota elektorale, të cilat janë të mjaftueshme për tu rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë.
Në votimet për kongres, Partia Republikane mbajti shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mori kontrollin e Senatit, duke fituar 53 vende, sipas newsweek.
Sesioni i ardhshëm i Senatit do të udhëhiqet nga senatori i sapozgjedhur dhe lider i shumicës në Senat, John Thune, republikani nga Dakota e Jugut, duke e pasuar republikanin, Mitch McConnell nga Kentucky, i cili ka udhëhequr për 17 vjet.
Senati është përgjegjës për miratimin e emërimeve me një shumicë të thjeshtë votash dhe rrallëherë bllokon nominimet, sidomos kur ato vijnë nga të njëjta parti. Megjithatë, nominimet mund të tërhiqen nga presidenti, siç ka ndodhur në historinë më të afërt, veçanërisht kur duket se nuk do të arrijnë mjaft vota mbështetëse.
Nominimet për kabinet që janë refuzuar nga Senati
Ka pasur vetëm nëntë nominime për kabinet që janë refuzuar nga Senati.
Roger Taney, kandidat për Sekretar të Thesarit, presidenti Andrew Jackson, 1834
Caleb Cushing, kandidat për Sekretar të Thesarit, presidenti John Tyler, 1843
David Henshaw, kandidat për Sekretar të Marinës, presidenti John Tyler, 1843
James Porter, kandidat për Sekretar të Brendshëm, presidenti John Tyler, 1843
James Green, kandidat për Sekretar të Luftës, presidenti John Tyler, 1844
Henry Stanbery, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, presidenti Andrew Johnson, 1868
Charles Warren, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, presidenti Calvin Coolidge, 1925
Lewis Strauss, kandidat për Sekretar të Tregtisë, presidenti Dwight Eisenhower, 1959
John Tower, kandidat për Sekretar të Mbrojtjes, presidenti George H.W. Bush, 1989
Nga këta kandidatë, vetëm një është refuzuar nga e njëjta parti që ka kontrolluar Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë – Charles Warren, kandidat republikan për prokuror të përgjithshëm. Warren u refuzua pothuajse një shekull më parë, në vitin 1925.
Emërimet gjatë pushimeve
Megjithatë, emërimet gjatë pushimeve, që ndodhin kur Senati nuk është në sesion, lejojnë emërimet të kalojnë pa nevojën e një shqyrtimi nga Senati, duke i vendosur përkohësisht ata në pozitat përkatëse.
Thune ka sugjeruar se emërimet gjatë pushimeve mund të jenë një strategji e mundshme për të kaluar emërimet për kabinetin e Trumpit.
“Mendoj se të gjitha opsionet janë në tavolinë, duke përfshirë emërimet gjatë pushimeve. Shpresoj që të mos arrijë deri aty, por do ta kuptojmë shpejt nëse demokratët duan të luajnë lojën apo jo”, tha Thune javën e kaluar gjatë një interviste me Fox News.
Disa nga emërimet e fundit për kabinet të Trumpit kanë tërhequr vëmendjen e demokratëve, si dhe një numër republikanësh, përfshirë ish-kongresistin, Matt Gaetz nga Florida për prokuror të përgjithshëm, ish-kongresisten Tulsi Gabbard nga Hawaii për drejtoreshë të inteligjencës kombëtare, Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), dhe ish-moderatorin e Fox News, Pete Hegseth për Sekretar të Mbrojtjes.
Gaetz tërhoqi sot emrin nga shqyrtimi për postin e kabinetit, “ndërsa dinamika ishte e fortë, është e qartë se konfirmimi im po bëhej padrejtësisht një shpërqendrues për punën Trump/Vance”.
Përpara dorëheqjes nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar, Gaetz ishte subjekt i një hetimi nga Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve rreth akuzave “për abuzime seksuale dhe përdorim të paligjshëm droge” dhe ishte pjesë e një plani që çoi në trafikimin seksual të një vajze 17-vjeçare. Ai ka mohuar çdo shkelje.
Ka pasur shqetësime për nominimin e Gabbardit si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare për lidhjet e mundshme dhe afërsinë me qeveri të tjera dhe pikëpamjet simpatike ndaj Rusisë. Gabbard dhe mbështetësit e saj kanë hedhur poshtë këto shqetësime.
Kennedy Jr. u propozua për të udhëhequr HHS, që udhëheq agjencitë shëndetësore të Amerikës.
Komentet për vaksinat kanë ngjallur shqetësime, pasi ai ka përsëritur disa herë se vaksinat e fëmijërisë shkaktojnë autizëm. Ai gjithashtu ka dalë kundër vaksinave për COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar