LAJMI I FUNDIT:

‘Te Unitedi i jepnin premtime të rrejshme’ – vëllai i Pogbas tregon se e bindi të shkonte te Juve në vitin 2012

‘Te Unitedi i jepnin premtime të rrejshme’ – vëllai i Pogbas tregon se e bindi të shkonte te Juve në vitin 2012
(Foto: Instagram/paulpogba)

Vëllai i madh i Paul Pogbas, Mathias, ka pranuar se e kishte shtyrë yllin francez që të largohej nga Manchester Unitedi drejt Juventusit në vitin 2012.

Asokohe, mesfushori u largua nga Djajtë e Kuq si lojtar i lirë dhe u zhvillua në një futbollist klasi te Zonja e Vjetër.

Jose Mourinho e riktheu në vitin 2016 në Old Trafford për një transferim rekord, ndërsa vëllai i lojtarit ka treguar se ai nuk do të ishte larguar po të mos ishin këshillat e tij.


(Foto: Instagram/paulpogba)

I pyetur nga So Foot nëse e kishte shtyrë Pogban që të nënshkruante për Juventusin, Mathias është shprehur: “Jo vetëm një shtytje e vogël, por ishte falë meje që ai nënshkroi atje!”.

Pogba tregohet i ashpër me Man Unitedin, shpreson rikthimin te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba tregohet i ashpër me Man Unitedin, shpreson rikthimin te Juventusi

“Unë e binda 100 për qind. Dhe shikoni se çfarë lojtari është bërë. Në Mançester i jepnin premtime të rrejshme”, ka shtuar vëllai i futbollistit.

Ndërsa kur është pyetur se çfarë roli luan në karrierën e Pogbas, ai është shprehur: “Rolin e vëllait të madh, kaq e thjeshtë – asgjë më shumë, asgjë më pak. Do ta këshilloj derisa të vdes”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori