Të shtëna në Gjakovë, policia në aksion

Pas orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të personave të dyshuar.
Aty janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha Elezaj.
Nga
Telegrafi
14/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































