Pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:03, në Skenderaj.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. /Telegrafi/