Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Drenica” në Prishtinë, nga një veturë në lëvizje, është shtënë me armë zjarri, por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16 është raportuar për një rast të shtëna me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty ka gjetur një gëzhojë dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar nga një predhë e shkrepur”, tha Borovci.
Borovci tha se gjatë të shtënave nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve”, tha Borovci. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































