Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, konfiskohen tetë gëzhoja

Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar tetë gëzhoja.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10 në rrugën “Bekim Fehmiu”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































