LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Podujevë

Të shtëna me armë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, dhe është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Podujevë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një shufër metalike dhe kanë kontaktuar viktimën i cili ka thënë së është i lënduar me një shufër metalike, mirëpo për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk ka qenë në gjendje të jep deklaratë, i njëjti është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/