Një person ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 00:30 në fshatin Gjurgjevik, në Klinë.


Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi