Prej një kohe të gjatë analiza dhe opinione po i mëshojnë faktit që jemi në krizë të paprecedent, e cila do na shpjerë në humnerë. Dhe, një trumbetim i tillë ka arritur ta shtojë fuqinë gjithnjë e më shumë, për të arritur në shprehje të tilla kulmore si “falimentim ekonomik dhe politik i Shqipërisë”, kështu, që njerëzit e tronditur nga kriza pandemike e koronavirusit po bëhen më të trishtuar, më të nervozuar dhe më pesimistë se kurrë ndonjëherë.
Midis shumë gjërave të vërteta që u shkruan dhe u rishkruan disa vite më parë, me rastin e 40-vjetorit të revoltave të vitit 1968-të, spikat një letër e pabotuar e Hannah Arendtit, e publikuar rishtazi nga një revistë gjermane. Është përgjigjja që studiuesja i dërgon një studenti më 25 nëntor 1967, ku ajo shpreh rezervat e veta për trazirat evropiane dhe amerikane, të përfunduara me një sentencë të famshme: Sfida e vërtetë, në politikë dhe në jetë është të mësosh të mendosh dhe të shqetësohesh në limit. Bota është e vështirë të ndryshohet, nëse nuk zbulohet më parë që gjithçka ka një limit. Edhe përgjegjshmëria jonë po ashtu. Tejkalimi i saj kthehet në një marrëzi madhështie edhe kur ajo fshihet në sentimentet më sublime, edhe kur forcat dhe shqetësimet për të menduar ringritjen sot në kohën e koronaviruesit vërtet marrin formën e një makthi”.
Është mbresëlënëse të kuptosh këtë mesazh të Arendtit, sidomos tashmë kur thuhet se bota ka aq shumë nevojë për analiza të ftohta, më tepër sesa një qasje të frymëzuar nga qëndrime refraktare ndaj limiteve.
Prandaj, sot, duke filluar që nga shndërrimi i përgjegjshmërisë në zërin modern me të cilin duhet të flitet nëpër ligjërata, në gazeta, TV dhe mediat sociale e deri te metodat dhe mënyrat për të fituar sfidën e ringritjes dhe triumfin mbi krizën e rëndë të koronavirusit, shpresa duhet të ndritë, në mënyrë që të ndihet në po të njëjtat amplituda besimi me njerëzit dhe dëshirat e tyre për qeverisjen dhe politikën.
Për ta themeluar mbi baza të sigurta çdo program ekonomik dhe politik, duhet moderim dhe praktikueshmëri; pra duhet të mbështetemi në dy kategoritë qendrore aristoteliane: në masën (metron) dhe në mjetin e drejtë (mesotes), për të pasur si busull parimin “Masa është gjëja më e mirë”.
Nisur nga të gjitha këto parime, le të shtrojmë hapur pyetjen për gjendjen tonë ekonomike. A ka vend të flitet për falimentim ekonomik? Sigurisht që për krizë të rëndë po. Por, për falimentim jo.
Pesimizmi, depresioni i ekonomisë i kërkuar me çdo kusht është i dëmshëm, është alarmant dhe i rrezikshëm, pavarësisht nga niveli i paprecedent i krizës që ka krijuar korona. Në një vend që kriza e ka përfshirë fund e krye botën e jo më ne, s’ka se si të mos alarmohemi për të ardhmen, por jo në kurthin e dëmshëm të opinionit dhe gjendjes emocionale të njerëzve. Kur përjeton trysninë e vazhdueshme të rrjetet sociale pa arsye dhe kontroll etik, që po e çojnë zymtësinë në depresion, të duket sikur jemi futur në një epokë që e ka humbur plotësisht interesin për të marrë kohë e për të menduar të ardhmen, duke e varfëruar kështu raportin me vetë kohën. Të shpresosh do të thotë pikërisht “t’i japësh formë kohës”. Në këtë kuptim, të denoncosh shpirtin e epokës është gjë e mirë, pothuajse gjithmonë. Është shenja dalluese e një “homus novus”.
Ndërkohë që të sillesh me tejkalime të tilla limitesh siç po bëjnë shumë parashikues të zymtë, nuk je vetëm personifikim i pasioneve të trishta, por edhe narciziste. Nuk duam kurrsesi që ta mbulojmë me pasaktësi realitetin, as të mos pasqyrojmë tkurrjet dhe rrudhjet e mëdha ekonomike, sepse ato janë gropa të thella, madje hone të thepisura para nesh, as të mos denoncojmë me forcë abuzimet qeverisëse, por jo të trumbetojmë falimentimin tonë, kjo s’qëndron.
Mendoj se provat e vështirësive të reja duhet të kombinohen arsyeshëm me shpresën, për të gjetur kështu masën e drejtë, për të cilën kanë nevojë të gjitha gjërat, e për të shmangur kështu mëkatin e kapadaillëkut dhe kryeneçësisë në qeveri dhe politikë. Njëra nga gjërat më të vështira në jetën e çdo individi, ashtu si dhe në jetën e politikës, është të qenit syçelët mbi atë që ndodh e që ndoshta mund të ndodhë, në vijim të asaj që themi apo fshehim, parashikojmë ose anashkalojmë, bëjmë apo dëmtojmë. Një politikë që nuk ka në qendër të vet si nevojë të brendshme syçeltësinë është një politikë e destinuar të mos jetë e vërtetë, një politikë që nuk ndihmon të kuptojmë Shqipërinë që po jetojmë e që kësisoj rrit akoma më shumë frikën e pështjelluar që tashmë provojmë. Është tekefundit një politikë e gëlltitur nga propaganda. Propaganda, në përkufizimin e vet, i fashon sytë e i bën thirrje imagjinimit, fantazimit të një realiteti që nuk ekziston. Ndaj, domosdoshmërish lipset ta shmangim që në rrënjë rrezikun më të madh që na kanoset, themel-hedhjen e së ardhmes mbi propagandën në të dyja kampet. Një propagandë që mund të jetë edhe shumë e aftë, ndoshta fituese, por që i ndihmon shumë pak njerëzit të shohin e të përgatisin të ardhmen, pasi e ardhmja është e mbrujtur në realitet nga shumë gjëra që propaganda ia heq shikimit të saj, e madje ia mban edhe të fshehura. E rëndësishme në një gjendje hipnoze është të rrokësh sa më shumë, edhe pse mjetet mungojnë e hipnoza, duke e shtrënguar ndërgjegjen, është e kundërta e krizës. Ndaj më mirë një krizë e shpallur, se sa promovim i një hipnoze me premtime boshe.
Ajo që kërkon qytetari i sotëm i strukur në çoroditje, frikë dhe pesimizëm që kanë prodhuar me bollëk tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit është pak qielli i pastër me disa rreze shprese përtej kësaj kohe të zymtë, i cili mungon. Sigurisht, jo thjesht iluzion që mund të na errësoj më shumë, por dritë për ardhmëri.
Sot më shumë se kurrë nuk na lipsen iluzione, që pastaj mund të na çojnë në zhgënjime përvëluese; pra, nuk duam të na shiten premtime që nuk mund të mbahen. “Flluskat” ekzistojnë në financë, në kokat e njerëzve dhe sigurisht kryesisht me shumicë në politikën tonë. Janë ditët kritike të mendjes sonë. Kjo le të jetë më mirë ndërgjegjja e premtimeve dhe u takon pikërisht politikanëve ta thithin të parët këtë mendim. Nëse nuk e bëjnë, kanë për të dëgjuar rreth vetes zhaurimën klithëse të “zogjve” të Hitçkokut, pa gjetur dot as mjetet e as fjalët e një aksioni a një programi që ngjall autoritet në këtë sfidë teje të vështirë.
E për t’u ç’dehur nga gjithë ajo ethshmëri flluskash plot iluzione e premtimeve nevojiten ilaçe të forta. Nevojitet një refleksion i thellë mbi limitet që ka monolitizmi mendor, nevojitet rizbulimi i vlerave që ka mendimi ndryshe, për të “varrosur” në fund edhe kryeneçësinë e antagonizmit autarkik midis forcave tona politike. Tani për tani është e rëndësishme që palët të mos i fryjnë antagonizmit me çdo kusht, sepse kështu e kërkon propaganda. Përkundrazi, lipset një dialog i vërtetë për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve që diktojnë emergjencat, në mënyrë që çdo forcë politike të sforcohet të jetë më e mirë, të matet me një nivel më të lartë të përballjes politike me këtë krizë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje