LAJMI I FUNDIT:

Të riun që u largua nga shtëpia, policia e gjen te Liqeni i Batllavës

Të riun që u largua nga shtëpia, policia e gjen te Liqeni i Batllavës

Një 17 vjeçar i cili ishte raportuar se është larguar mbrëmë nga shtëpia në drejtim të Liqenit të Batllavës, pas një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat, është gjetur nga zyrtarët policorë.

Zëdhënës i Policisë Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se me datën 16 maj rreth orës 21:30 Policia në Podujevë ka pranuar një informacion se një person mashkull kosovar është larguar nga shtëpia.

“Familjarë të tij dhe njësitet relevante policore përfshirë edhe ato të specializuara kanë filluar një kërkim intenziv në një zonë mjaft të gjerë malore-kodrinore dhe në fshat ku dyshohej se viktima mund të gjendej. Pas disa orë kërkimesh nga njësitet policore, rreth orës 02:00 pas mesnate, të datës 17.05.2020, viktima është gjetur shëndosh e mirë”, ka thënë Hoxha, për KosovaPress.


Hoxha tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, përderisa viktimës iu është ofruar edhe tretman mjekësor sipas nevojës për të vazhduar trajtimi i mëtejme i rastit nga njësitet kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori